Të dashur miq!
Zonja e zotërinj! Dëgjoj shpesh të thuhet se të dënuarit politikë ishin të pafajshëm e viktima të sistemit!
Jo!
Ne nuk ishim të pafajshëm! Përkundrazi, ne kishim një faj të madh mbi supe! Ne kishim bërë zgjedhjen tonë! Ne deshëm lirinë, fjalën e lirë, të drejtën e pamohueshme të besonim në Zot, e të lëviznin lirisht në këtë tokë të krijuar nga Zoti!
Ne deshëm e duam njeriun e lirë në të drejtën e tij, e nuk pranuam kallëpin e përçudnuar të diktaturës, e me vetëdije e kundërshtuam atë, e sfiduam me aq sa kishim mundësi!
Pra nuk ishim të pafajshëm! Ne ishim e jemi fajtorë në sytë e klasës politike shqiptare, si në atë, edhe në këtë kohë!
Ne kërkojmë të vërtetën, që do të thotë vdekje për pushtetin e perçudnuar nga padrejtësia dhe gjysmë të vërtetat që janë shpirti i mashtrimit universal!
Ne ishim, jemi, e do të jemi fajtorë, pasi jemi pasqyra ku reflektohet qartazi padrejtësia, shtypja, dhe mohimi i çdo vlere universale që i jep të drejtën qenies ti thotë vehtes njeri!
Nga Gjergj Hani, ish i burgosur politik: Ne nuk ishim të pafajshëm, as viktima…
Leave a comment Leave a comment