Korrespondenti i neutrale.al në Selanik, Juljan Llapushi njofton se ditën e sotme, në orën 21:00 të mbrëmjes, emigrantët shqiptarë, por me origjinë greke ose nga zona e Himarës kanë thirrur një protestë para Konsullatës Shqiptare në Selanik.
Kjo protestë është thirrur nga anëtarët e Shoqatës Nacionaliste Patriotike e grekëve me origjinë shqiptare.
Marshim i tyre do të jetë i motorizuar në shenjë revolte ndaj burgosjes së Belerit
Njoftimi i Llapushit: Referuar GAZETËS TYPOS THESSALONIKIS, sot më datë 26 maj 2023 do të ketë një marsh proteste për kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleris në Heimarra të Shqipërisë.
Marshimi do të nisë nga parkingu i Selanikut (Qendra tregtare “One Thessalonikis”) drejt Konsullatës së Shqipërisë.
Marshi do të zhvillohet në orën 21:00 në pasdite.
Nuk ka të dhëna se sa do të zgjasë ky marshim.
Sot në Selanik pritet të zhvillohet një tubim proteste nga anëtarët e Shoqatës Nacionaliste Patriotike.
Thirrja është për orën 21:00 në parkingun e qendrës tregtare One Salonica.
Më pas anëtarët pritet të bëjnë një marshim të motorizuar drejt Konsullatës së Shqipërisë, në qendër të qytetit.
Mobilizimi është për vazhdimin e burgosjes së Fredi Beleris nga autoritetet shqiptare.