Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament, deklaroi se vendi ynë ngjitet në “nivelin e lartë të rajonit” sa i përket rritjes së pagës mesatare.
“Sot, i hapet rrugë një procesi që në harkun e këtij viti që vjen, prillin e ardhshëm, na çon në 900 euro pagë mesatare. Sipas të gjitha gjasave, ne ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit. Këtë po bëjmë sot ne. Pse nuk e kemi bërë më parë? Sepse na është dashur të përballemi me situata që nuk i ka pasur rajoni. Tërmeti ra në Shqipëri dhe jo në rajon. Mjafton të shikohet se sa të ardhura kemi spostuar ne për strehimin e mijëra familjeve, për të kuptuar pse nuk u bë kjo kur u krijuan mundësitë që të bëhej. Pastaj erdhi pandemia dhe lufta”, deklaroi Rama.