Nana jeme, që asht Njeriu ma i çmuem në këtë rruzull tokësor, me bashkëpunue me të, unë s’ia fali! Ju bani si të doni, të gjithë, veçse diçka mos e harroni: Shqipnia ka me iu mallkue dhe ma besoni se ka me kanë mallkim ma i fortë se plumbi!
Opozitë do të thotë me mbrojtë vendin nga e keqja e jo me mbrojtë lekët e hajdutave që kanë kap gjysmën e bankave të globit. Unë e di se këtë opozitë nuk mundet me e ba asnjë forcë politike, pasi unë e di çfarë malli kanë në gjirin e tyne, ama njerëzit, ata që janë Njerëz, duhet të rreshtohen kundër ksaj maskarade politike që luhet në emën të vendit, të paktën që fëmijët të marrin nji model rezistence e mos të bahen zvarranikë pa lind hala…
Nikoleta Kovaçi/ Kushdo që bashkëpunon me Edvin Ramën asht kundër Shqipnisë.
Leave a comment Leave a comment