Një kujtim me Tina Tërner
Më 26 Nëntor 1997, zbrita në aeroportin e Zyrihut.
Më prisnin dy miq, Ragip Shoshi dhe Sajmir Kica.
Do isha pjesëmarrës në ceremoninë e organizuar nga gazeta “Bota Sot” për shqiptarët më të suksesshëm, krahas Mbretit Leka I, do ishte Kadare, Ibrahim Kodra, Pacolli, Enver Idrizi, Inva Mula etj.
Sapo mora çantën dhe po dilnim nga aeroporti, shoh disa gazetarë përballë nesh, që vraponin.
Ktheva kokën dhe nuk u besova syve, ishte e madhja Tina Tërner, e shoqëronte një djalë i ri.
Kthehem dhe eci drejt saj.
Mbasi foli shkurt me gazetarët, para se të largohej, 2-3 m larg saj i them me zë të lartë: “Tina my darling… më pa e habitur, por sakaq duart e mija mbërritën mbi qafën e saj.
Dy buzë të mëdha pushtuan faqet e mija, shenjat e buzëkuqit i pashë në pasqyrë në hotel.
Më pyeti nga je, ja shpjegova me dy fjalë dhe i thashë se jam fans i yti, më puthi përsëri dhe u ndamë.
Sa keq që nuk kishim aparate celular me foto aso kohe, ta kisha një kujtim.
Dje dëgjova lajmin e trishtë.
E paharruar Tina Tërner.
Nga Murat Basha/Puthja me Tina Turner. Ngjarje e vërtetë
Leave a comment Leave a comment