Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur sot hetimet për tenderin e pastrimit në bashkinë Vorë.
Sqarojmë se nisja e hetimeve për këtë rast do të thotë që kryetari i bashkisë, Blerim Shera duhet të sqarojë gjithë procedurat e tenderit të financuar me fondet publike.
Lajmin e bën me dije Indrit Hoxha në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Hoxha ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale për këtë bashki dhe është denoncuesi i kësaj afere jo vetëm në media, por edhe zyrtarisht pranë organeve kompetente.
Hoxha, në statusin e tij, shkruan se, po qe se drejtësia do të veprojë, atëherë Bashkia Vorë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke nënkuptuar përgjegjësi penale për kreun aktual Blerim Shera.
Reagimi i plotë i Hoxhës:
Prokuroria e Posacme SPAK ka nisur sot hetimet per tenderin e pastrimit ne Vore. Nje tender te cilin une e kam denoncuar per shume kohe , dhe ndihem mire sot qe degjoj kete lajm. Nuk ka dyshim se Bashkia Vore eshte Bashkia me e korruptuar e Shqiperise, ku krimi dhe administrata jane bere bashke. Ky korrupsion eshte perdorur ne 14 maj per te manipuluar zgjdhjet , dhe kjo tashme eshte e qarte si drita e diellit. E pergozoj SPAK per kete hap dhe i bej thirrje ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtje dhe mos te ndikohet nga pushteti. Jo vetem ky tender , por edhe shume te tjere ne Bashkine Vore jane korruptiv. Me shume gjasa nese drejtesia do te beje punen e saj te pavarur ne Vore shume shpejt do te kemi zgjedhje te parakohshme.