Me rrufë më ngjan pranvera
kohë po i lyp kohës që të vijë,
akrepat e thyer të stinëve të botës
mërzejnë nga ndryshku i paepur tani.
Në eterij kozmik të kuptimit
qetësi mizore shtron cikma
me formulat e të athtave të dimrit.
Larg,
idhnuar nga mungesa e fjalëve,
nga rrëmuja në trafikun e durimit,
nga ethja e botës që arkivon pangijë
e që nga ujâ e lodhun gdhin,
miros të tejshmen hijeshi
t’përzishmen rini.
Më janë të hidhura majet,
të kthyera pandjerë në stinë
të paloj vajet.
E mprehur gjuhë e heshtjes
lexon morsin erës
trajtë me i dhanë vetmisë.
Pas flegrës së pritjes
zëra të ëmbël
atome malli,
materie Demiurgësh
karbon të athët
diej pa verbim.
Ishte Demiurgu,
e lēnda ekzistonte
pa kishte shndërrim.
24 maj 2023
Ju lutem, pa fjalë funeralesh