Unë natyrisht që mundohem të jem në krahun e të drejtës e arsyes në reagimet e mija. Nuk më pengojnë as gjykimet e për më tepër paragjykimet. Kushdo më njeh e di se nuk jam strikt feministe ndonëse e mendoj që bota ka shkuar mbrapsht që nga epoka e lashtë kur Matriarkati (burri shkonte te shtëpia e gruas dhe ajo ishte zonjë shtëpie) U zëvendësua me Patriarkatin.
Që atëherë kanë kaluar shekuj.
Bota iku përpara me ligje e kulturë. Ne fatkeqësisht jo vetëm ngelëm në patriarkatin e lashtë, por po ndërtojmë pikën e errët në perëndim sa i përket kriminalitetit ndaj vajzave e grave.
E kjo jo vetëm në Atdhe ku kërcet çdo ditë plumbi, thika, sopata e lopata në kokat e nënave, në sy të fëmijëve e vajzave, por dhe në perëndim ku shqiptarët shkuan për jetë e civilizim më të mirë.
Ndaloni për hir të Zotit se vetëm Perëndia është zotërues e pronar i kozmosit dhe jo burracakët drogaxhinj, pijanec e bixhozxhinj që marrin jetën e dhjetra grave e vajzave çdo ditë.
Por ju lutem, më dëgjoni…jemi dhe ne stimuluese dhe inkurajuese në dhunën e vrasjen ndaj nesh. Sepse tolerojmë e nuk denoncojmë, ndaj kurrë të mos lejoni as fjalën e dhunës se, fjala e toleruar përfundon jo vetëm në dhunë, por edhe në vrasje!
Eva Vatoci/ Jo vetëm turp, por neveri!
![](https://neutrale.al/wp-content/uploads/2023/05/d967c733-67d2-451f-93bb-4af34de2668c-860x631.jpeg)
Leave a comment Leave a comment