—————-
Jetojmë në epokën ku për t’u bërë i famshëm, duhet patjetër të vishesh keq, të zhvishesh keq, të flasësh keq, të rrahësh keqazi dikë, të përdhunosh dikë, të protesosh në mënyrën më lakuriqse, të qeverisesh në mënyrën më perverse.
Kjo shoqëri ka nevojë immediate për inpulse pozitive, për shpresën, e cila sa vjen dhe venitet, për njerëz kurajoz të mençur e me zemër të madhe.
Ardhja vërdallë e problemeve të një Kombi, e mbështetur keqas dhe me detyrim tek një person i vetëm, te shqekëzat e brekusheve të tij, apo tek fija e tangave dhe takave të dikujt pranë tij, nuk e zgjidh, por e përkeqëson gjendjen ku ndodhemi.
Zgjidhja, gjithmonë sipas meje…
Duhet patjetër ndërhyrja dhe ndërlidhja e njerëzve të shkolluar, të ditur, me eksperincat e tyre në fushat përkatëse, e akademikëve, inxhinierëve, të krijojnë lidhjet e duhura midis njeri-tjetrit dhe ky vend bëhet, në të kundërt , “djalli” dhe “zjarri” do të pushtojë seicilin nga ne dhe familjet tona në një moment, apo në një tjetër.
Shpresojmë!!