A duhet që shqiptarët t’u besojnë më shoqatave dhe lidhjeve të tyre të fshehta me Ramën, Pasok, Syrizë, apo KKE (partia komuniste) ?
Kush i përçau shqiptarët në dhjetra shoqata, dhe tani në dhjetra partiçka në Greqi, kjo vetëm e vetëm per tju marrë votën, dhe jo për të nxjerrë të paktën një kandidat te tyren ne Parlamentin Grek ?
Pse shoqatat atje me menyra nga me te kamufluara mundohen ti shtyjne emigrantet vetëm majtas, per te shtuar radhet e ketyre forcave exstreme ne Greqi me emigrantë si mish për top ?
Nga rreth 1 milion shqiptare që jetojne e punojne në Greqi, në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan përafersisht 150 000 mije votues shqiptare, por kandidatet e tyre shqiptarë të përçarë, moren vetem 10 000 vota në 7 qarqet elektorale …
Pse emigrantet shtyhen të kandidojnë deri dhe për KKE-në, (partia komuniste greke) që nuk merr kurrë pushtetin, dhe jo në forcat kryesore politike greke si ND (demokracia e Re) ?
Pse 140 000 shqiptarët e tjerë refuzuan të votonin kandidatet e tyre të rreshtuar në ekztremin e majtë grek ?
Vota e 140 000 shqiptarëve që nuk shkoj në kandidatët shqiptarë të rreshtuar majtas, tregon shumë .
Tregon se shoqatat shqiptare, organizimet elektorale, samit diaspore, apo ambasadoret e kombit ne Greqi, të dekoruar nga Rama, si celula të KKE-së, jane thjesht nje flluskë sapuni në emigracion .
Shqiptarët në Greqi, po ndërgjegjësohen.
Ata votojnë të lirë, të lirë por jo kandidatët e ekstremit te majte te emëruar nga të tjerët, ata nese do votonin, do votonin për bijtë e tyre tanime te shkolluar ne universitetet prestigjoze ne Greqi.
Emigrantet Shqiptarë në Greqi nuk mund ti terheqi më Rama apo sekserët e tij në emigracion per hunde, për të votuar ke duan ata ne Greqi, apo dhe për ti sjelli me autobuza falas per te votuar atë …
Emigrantet duhet ti shfrytezojne te gjitha forcat politike parlamentare ne interes te tyre, dhe jo te shfrytezohen nga keto te fundit, vetem e vetëm per tju marre votën …
Shqiptaret ne Greqi po ndergjegjesohen për peshën e tyre në shoqërinë Greke
Nga Diaspora Shqiptare Suedi