Duket se policia e Kuçovës ka shoqëruar në ambjentet e institucionit disa shtetaShoqërohens, të cilët, simbas Lefter Maliqit, kanë qenë mbështetës të opozitës dhe në krahë të tij gjatë fushatës elektorale.
Reagimi i plotë i Maliqit:
Skandal, shtet mafioz policor!Shoqërojnë për verifikim djemtë kurajoz në mbrojtje të votës së lirë! Turp! Shoqërojnë në makina policie, duke shkaktuar terror psikologjik tek banorët dhe prindërit! I mbajnë 2-3 orë verifikim të stisur! Iu kontrollojnë dhe telefonat! Po si nuk keni pak turp, pak moral! Të akuzuarit jeni ju mor të pacipë dhe jeni kthyer në akuzues se keni shtetin, policinë e bandat bashkë! Po si mundet që me datë 13, ditën e heshtjes elektorale kapim flagrant ‘Oligarkun’ fatorino Salillari, miliardierin gjakpirës të taksave të Shqiptarëve, me kapele i maskuar me punonjës të bashkisë dhe me pas gjejmë në Perondi në një makinë të panjohur Kryetaren e PS, Komuna Perondi e fshehur në sendiljen e makinës në mes të natës dhe pa turp denoncohen djemtë kurajoz! Ndëshkimi ligjor ju pret të gjithëve! Njerëz që keni frikë votën e lirë dhe lëvizni natën në errësire si hajdutë! Makina Audi me xhama të zinj me targa 262 me banditë të panjohur kërcënonte njerëzit tanë ditën e votimit. Policia u njoftua por heshti, pasi mesa duket, ishte palë me banditët. Ligji dhe Zoti do ju ndëshkojë! Bashkinë e grabitur të Kuçovës do ja kthejmë qytetarëve! Më ndiqni live sot ora 19:30 në ORA NEWS 🤝🙏