Ka nisur në Shqipëri stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA.
I pranishëm në ceremoninë e nisjes së kësaj stërvitjeje ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe personalitete të tjera.
Kreu i qeverisë ka përcjellë në rrjetet ceremoniale një video dhe mesazhin e mëposhtëm:
🇺🇸🇦🇱DEFENDER 23🇺🇸🇦🇱
NIS NË SHQIPËRI stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s💪