Universiteti I Ohajos na paska bërë një eksperimentim. Ka nakatosur ca pyetje për të rinjtë që bëjnë selfije.
Përfundimi.
Kush bën selfie me shumicë, është narsist ose psikopat.
Përsërita frazën e fundit. Diçka sikur më rrodhi nëpër tru. Edhe unë bëj shumë selfije.
Bile me keq:
I hedh në FB. Bile akoma më keq:
numëroj lik-et.
Mastrubohem kur më dalin me shumicë…
Mos jam i marrë?
Pyeta Ezmerkën:
-Si të dukem sot?
-Si i shkarë!
Sakllam. Amerikanët kanë të drejtë. Nuk e kam kuptuar që jam me një drrasë mangut.
Po halli? Rrëmbeva telefonin. Vëllai im i vogël ka punuar në Spitalin Nr 5.
-Alo…Simon! Kam një si rrjedhje në tru…Dua të më vizitojë Mentor Petrela…
-Me pushime?…
-Po Jera Kruja?…
-Jashtë shtetit me shërbim.
-Po Profesor Preza?…
-Ka nja 15 vjet që na ka lënë shëndenë…
Largova celularin nga veshi, pa e mbyllur…
Vëllai, duke mendur se nuk dëgjoja, vazhdoi bisedën me gruan:
-Do kemi problem me Mitron?…E paska vënë poshtë pleqëria?!
Lashë telefonin dhe mendja mori arratinë. Kujtova artikullin e Ymer Memisë:” Duke lexuar shkrimet e Mitros, arrij në përfjundimin si shket dhe rrois burri kur mbush 60 vjeç?!”…Më paska pikasur që para 15 vjetësh…
Disa kohë më parë takova Flamur Bërdëllimin. Kish botuar librin: ”Jemi shtuar shumë, ne budallejtë.”
-Të kam edhe ty, mes personazhëve të tjerë. -Tha Flamuri.-
U shtriva në divan. Mbylla sytë. Dëgjova një bisedë më notë surealiste, mes Ezmerkës dhe djalit…
-Pse dremit?..
-Më duket si pak eksiq?…
-Nga i erdhi?…
-Po tu lëpihesh çupëlinave, kjo të gjet?!…
-Kush ja var Mitros?…
-Vuan më shumë plaku, kur nuk ja varin!…
-Po sikur të zërë dyshekun?…
-Mos! Na duhen paratë që fiton me broçkullat që shkruan…
Hapa sytë…
-Fjete?…Të të bëj një vezë?…
-Po unë çdo darkë e shtyj me kos!…
-Duhet të hash sepse të bën mirë. Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë. -Tha Ezmerka dhe vazhdojë: Po të bëj një kamomil?…
-Po pse? Unë fle si qingj…
-Kamomili të qetëson mendjen…
E kuptova. Nisi trajtimi si i marrë. Gjë e bukur. Mbylla sytë. I hapa. Dëgjova Ezmerkën:
-Nesër në punë, të çoj unë me makinë.
-Jam rehat me autobuzin e Top-it.
-Jooo… Autobuzi është rangallë. Ty të kemi VIP…Po të bëj gati bukën për nesër: sallam, djathë, vezë dhe ca fruta…
-Po pse këto harxhe…Unë e kam shtyrë për bukuri me dy byrekë nga 200 lekë secili…
-Jo dhe Jo…
…Nuk qënka edhe kaq e keqe marrëzia…Në trajtimin e Ezmerkës, de!