Reanimatori, që jetoi e punoi deri në fund!
Fatkeqësisht Iliri sot nuk është midis nesh dhe mua më duhet të flas për atë. Realisht kjo më ngjall hidhërim te thelle, por dhe është per mua një obligim i veçantë, jo i lehtë. Një obligim që në një sens më jep një krenari, sepse kur flet për vlerat, punën, jetën e Ilirit si koleg, bashkëpunëtor, mik, nuk mund të mos kesh dhe atë ndjenjë. Por është dhe e vështirë sepse në pak minuta duhet të percjell atë imazh, që unë kam krijuar për atë në shumë vite bashkëpunimi, në pozicione nga më të ndryshmet midis nesh. Por jam realisht i bindur se ai imazh qe une kam, perputhet edhe me tuajin, sepse Iliri ishte i njejte si me mua si me ju, me te gjithe.
Ishte lehtesisht i lexueshem, i vleresueshem per tiparet e vetite e tij, qe e bene te vecante. Ai nuk u perpoq kurre te paraqitej ndryshe nga ai qe ishte, gje kjo jo e shpeshte sot. Sepse ai kishte menyren e tij te perceptimit te zhvillimeve, ambjentit, detyrimeve, shoqerise. Kjo fillon qe me perceptimin e tij ndaj Jetes ne terresi, vizion, i cili per mua ishte ne themel te karakterit te tij. Qe pa dyshim ishte ne esencen e asaj, qe ai transmetonte dhe realizoi, ne pune, familje, shoqeri, kudo. Pra t’i fillojme keto rreshta per Ilirin me nje pyetje te thjeshte, te ciles ai i dha nje pergjigje konkrete, racionale e dobiprurese.
—Cdo te thote te jetosh?
Pa dyshim ka disa forma jete. Ne e njohim mire biologjine, mekanizmat jetesor e kuptojme me mire kete nen ate kendveshtrim. Por ketu duhet te dalim jashte atyre klisheve, sepse jeta eshte jete kur vertet jetohet. Te jetosh jeten do te thote ta duash realisht ate, ta perdoresh per objektivat, qe per Ilirin ishin kryesisht ato ne funksion te familjes e profesionit te tij, pa lene jashte dhe miqte, shoket. Do te thote ta mbrosh ate duke u qendruar besnik vlerave, parimeve. Dhe kjo pa u bere asnjehere skllav, viktime i vdekjes, per sa kohe jeton.
Pa vdekur, duke jetuar do te thosha.
Sepse ne fund te fundit jeta nuk eshte dhe nuk na eshte dhene thjesht per te marre fryme, per te te rahur pulsi, per te degjuar apo vetem shikuar. Ajo eshte e na ipet per te shrytezuar keto parametra, keto aktivitete biologjike, per t’i vene ato ne sherbim te ”jetes”, pra thjesht per te jetuar realisht.
Dhe te jetosh eshte shume ndryshe nga te vegjetosh.
Ne si reanimatore i kuptojme shume qarte keto dallime midis jetes dhe vegjetimit. Dhe ketu nuk e kam fjalen per vegjetimin biologjik, por dhe per ate shoqeror, familjar, social, shume e shume me gjere ky se ai i pari. Ne fakt ishte Iliri ai qe jo vetem i kuptonte qarte keto diferenca, por dhe qe ishin motua e tij deri ne fund. Ai deshte te jetonte jeten deri minuten e fundit te saj.
Dhe realisht jetoi.
Jetoi deri ne fund ashtu si jetoi prej fillimit te saj. Jetoi per familjen e tij, per profesionin e tij, per te semuret, sherbimin, shoqerine, koleget. Jetoi duke e perballuar vdekjen me guxim, pa u perkulur para saj, duke e pare drejt ne sy ate. Sepse per ate nje lloj jete tjeter nuk kishte kuptim, nuk do te ishte jete, por nje agoni e zgjatur, nje vdekje e bashkuar me jeten, pa prodhuar asgje nga ato qe ai aspironte.
Te them te drejten une jo rralle, duke e ditur riskun e larte per ate, I thoja, vecanerisht gjate periudhes se Covid: Kujdes, qendro I izoluar, jo shume aktiv.
Me thoshte Po, por asnje here nuk u terhoq, asnjehere. Ju nenshtrua kirurgjise, bente kemio, pesoi fraktura dhe prape shume shpejt cfaqej ne ambjentet e reanimacionit, ne profesionin e tij. Pjesen tjeter te kohes e kalonte ne familjen e tij, por pa u ndare kurre dhe nga miqte e afert.
Sepse I tille ishte ai ne thelb, ne botkuptim. Sepse deshte te fitonte mbi vdekjen dhe realisht fitoi mbi ate. Sepse jetoi keshtu deri ne fund, deri sa funksionuan mekanizmat e tij jetesore.
Dhe te them te drejten ky qendrim I tij ne keto periudhat e fundit nuk me ka habitur kurre. Sepse keshtu e kam njohur ne vite, dhe i tille ka qene edhe perceptimi im per Ilirin. E kam njohur shume heret ne vitet 80-te kur erdhi ne kliniken tone e filloi specializimin ne anestezi reanimacion. Te them te drejten konstatova tek ai te gjitha tiparet e cilesite per nje reanimator te vertete.
Te jesh reanimator nuk eshte e lehte, jo kushdo mund te jete realisht reanimator. Ne te gjithe ne kete salle e dime shume mire kete.
Dhe ai u be i tille. Ne fakt mbeti i tille deri ne fund, gje qe nuk ndodh gjithemone. E kam njohur me tej si mjek te formuar, koleg me nje diapazon shume te gjere dijesh dhe vlerash. Per keto aresye ne vitin 1992, kur une u bera minister i shendetesise, vendosa Ilirin per te drejtuar sherbimin tone, qe tashme kishte filluar te merte formen e tij.
Iliri u tregua i denje ne drejtimine ketij sherbimi kaq te vecante, te gjere, te rendesishem, por dhe te veshtire. Ky sherbim ka njohur e njeh profesioniste e personalitete te shkelqyera ne gjirin e tij. Fatkeqesisht disa nuk jane me midis nesh, kjo eshte jeta ne fakt. Por e rendesishme eshte qe ne tashme te perpiqemi per ta zhvilluar me tej kete sherbim. Mbi ate baze te hedhur tashme, per te cilen Iliri ka nje kontribut te madh, jo vetem si drejtues per shume vite.
Por dhe si mjek, njeri, shok, koleg e mik.
Une gjykoj se ajo qe eshte arritur, se bashku me Ilirin, kolege te tjere, ju te gjithe, duhet te jete nje baze per te avancuar, duke permiresuar ate cfare duhet. Sepse zhvillimi, persosja nuk ka kufi, shkenca ecen shume shpejt perpara, vecanerisht ne kete profesionin tone. I fituar eshte ai qe arrin ta ndjeke kete dinamike, Iliri ishte nje nga ata. Kete une e shoh ne disa aspekte:
–Ne ruajtjen e fizionomise se specialitetit tone e te rolit e personalitetit profesional te secilit. Une i di shume nga dukurite e ketyre viteve, ate cfare leviz nen tavoline ne sistemin tone shendetesor. Por une mendoj se ne duhet te mbetemi besnike te “Betimit te Hipokratit” te parimeve shkencore e profesionale. Me keto nuk mund te behen kurre kompromise, sepse ato ne fakt jane vetem ne kurriz te pacientit.
Une do tju them dicka, qendroni stoik kur jeni te bindur ne te drejten tuaj. Mos u impresiononi nga kerkush, duhet te prevaloje gjithmone elementi shkencor e pacienti. Edhe ne momente te veshtira, sepse puna jone eshte e mbushur plot me ato. Sepse ne kemi nje nga profesionet me pluridimensional ne te gjitha aspektet. Per kete keni nje shembull te qarte, te forte, Ilirin me qendrimet e tij.
Me gadishmerine olimpike te tij, dijet e tij, por dhe me vendosmerine per te mos bere kompromise ne kurriz te shkences e te semurit. Per te mos ceduar nga ajo qe ai e mendonte te drejte e te dobishme, per konjuktura sekondare.
–Ne vazhdim te kesaj ne aspektin klinik te anestezi e reanimacioni, ai eshte nje specialitet i vecante i pavarur. Dhe ashtu duhet te ngele jo vetem formalisht. Iliri punoi per kete, ai u kalit ne sallen e operacionit, ne anestezi duke u kompletuar me tej si nje anestezist reanimator i vertete. Nje rruge kjo, qe dhe te gjithe ju ne kete salle e keni ndjekur me impenjim te plote, rezultate te lavderueshme. Nje shembull e premise me shume ky, qe specialiteti yne duhet te qendroje i bashkuar si anestezi-reanimacion, pa u copetuar. Perkundrazi duke u zgjeruar drejt terapise se dhimbjes ne pergjithesi, urgjences mjekesore polivalente etj.
–Ketu dua te shtoj dicka. Rendesine qe ka dhe procesi universitar, e post universitar per sherbimin tone. Lidhja e forte midis tyre, midis klinikes e didaktikes ne te gjitha nivelet. Iliri yne e kishte kuptuar qarte kete dhe perpiqej te ishte jo vetem prane kolegeve, por shume prane specializanteve, afer studenteve. Keshtu ai luajti kete rol prej vitit 1993, kur kaloi edhe ne procesin didaktik si pedagog i fakultetit te mjekesise, me shtimin e hapesirave per lenden e anestezi reanimacionit.
Dhe tashti ne fund te ketyre rreshtave, per tu kthyer perseri aty ku e filluam, dua te theksoj se Iliri ngeli i tille aktiv i hapur, dialogues deri ditet e fundit te jetes se tij. Ai punoi i tille deri shume afer ndarjes nga jeta. Sepse ai punonte sikur nuk do vdiste kurre edhe kur ishte shume afer vdekjes. Dhd ai e dinte, e kuptonte, por nuk deshte ta pranonte. Sepse e donte jeten, jeten ashtu sic e konceptonte dhe e ndertoi ai ne dekada. Deshte ta jetonte ate ne te gjitha dimensionet e saj gjer ne minuten e fundit.
Ai e jetoi te tille!
In memoriam për mjekun e shquar Prof Ilir Ohri. Nga Prof Tritan Shehu
Leave a comment Leave a comment