Presioni me i fuqishem eshte ai popullor!
Ne Himare ishte presioni i Greqise, qe detyroi rregjimin te beje hapa mbrapa!
Ishte perqendrimi i saj ne procesin zgjedhor, qe coi ne respektimin e votes se himarjoteve.
Ishte presioni i saj, qe zbrapsi dje fadromat e hakmarjes.
Pra qe korregjoi pjeserisht, lokalisht, edhe perkohesisht disa nga deformimet e demokracise.
Por kjo nuk mjafton, eshte shume pak.
Qofte dhe per mbeshtetjen, qe partneret tane fqinje, antare te BE si Italia e Greqia duhet t’i japin demokracise shqiptare ne keto momente agonie per ate.
Apo ata me larg, perfshi Brukselin e Washingtonin.
Sepse ajo cfare ndodhi ne Himare nuk ka te beje vetem me Greqine, me minoritaret apo me ate Bashki.
Ajo ka te beje me instalimin e nje rregjimi ne terresi, qe shkel parimet themelore te lirive, votes se lire, te drejtave etj, te te gjithe qytetareve.
Qe keshtu rrezikon te devijoje rrugen tone europaine, duke e cuar vendin drejt autokracive lindore.
E tille duhet trajtuar nga partneret tane, e tille duhet paraqitur ne Bruksel, ShBA.
Ne perputhje me keto duhet te jete edhe reagimi i tyre, ndihma ndaj ketij vendi.
Por e tille duhet perceptuar kjo gjendje katastrofale edhe nga opinioni i yne.
Ai duhet te kuptoje se ky rregjim terhiqet vetem nga presionet, jo nga “lutjet”!
Dhe presion me te madh se ai popullor, levizjet e tij, nuk mund te kete.
Ai eshte shume me i madh, i forte e efikas se sa ai i Greqise, Italise, Brukselit apo Washingtonit.
Vox Populi, vox Dei!
Tritan Shehu/ Himara tregoi se ky regjim tërhiqet vetëm me presion!
Leave a comment Leave a comment