Top Channel ka publikuar foton e autorit të krimit të djeshëm në Elbasan.
Personi që shikoni në foto është 58-vjeçari Tafik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevani.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.
Në dëshminë para hetuesve ai ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij.
Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.
Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte duke i thënë “je impotent”.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, ka rrëfyer ai para ekspertëve të policisë