Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka shkuar dhe ka votuar.
Ai ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij.
Në një prononcim për mediat pas votimit, Këlliçi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë.
“Sapo kreva detyrën time votova. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë. Ftoj të rinjtë të votojnë. Sot është dita e madhe që kemi pritur të gjithë. Ndryshimin e keni vetë në duar. Kam apel për rininë, për naçut e Tiranës, që duan të ikin, që mendojnë se është kollaj e të ikin, i them jo, hajdeni e votoni’-tha Këlliçi.