NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    2 days ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 week ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 week ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Heronjtë e Spaçit/Dervish Bejko refuzoi të nënshkruante pranimin e akuzës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
Kryesore
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
Të tjera
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
Të tjera
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
Kryesore
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Heronjtë e Spaçit/Dervish Bejko refuzoi të nënshkruante pranimin e akuzës

Neutrale
Last updated: 2023/05/12 at 2:41 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Dervish Enver Bejko, u lind më 15.5.1946 në Starovë të Pogradecit. Ai është njëri nga të pushkatuarit në revoltën e Spaçit në moshën 27 vjeçare. Regjimi e konsideronte familje të pasur dhe e cilësonte kulak. Ishte dënuar kur ishte 25 vjeç, për akuzë të pakryer, por të dyshuar.

Dënimi i parë

U arrestua më 19.8.1971. U përfshi në një proces me Fadil Dushkun nga Elbasani, i cili u ridënua në revoltën e Spaçit dhe vdiq në Repartin nr.321 Burrel gjatë vuajtjes së dënimit. U akuzua se kishte bërë përgatitje për arratisje në bazë të nenit 64 në kombinim me nenin 10 e 12 të Kodit Penal. Gjykata arsyetonte se në gusht 1971 të dy shokët ishin takuar e biseduar për t’u arratisur. Të dy shkuan në Korçë dhe fjetën në shtëpinë e shokut të tyre Niko Polena. Këtu vendosën të arratisen nga fshati Bozhigrad. Pastaj ndryshuan mendje për t’u arratisur nga Dardha. Do njoftoheshin kur të niseshin nga Niko. Të dy u kthyen në Elbasan në pritje të lajmit, por sa mbërritën u arrestuan. Niko dhe Rexhep Mustafai kishin dëshmuar në gjykatë.

Gjykata e Rrethit Elbasan, e drejtuar nga Abaz Xhepaj, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit Neim Hasani me vendimin nr.124, datë 19.11.1971, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. Fadili u dënua me 10 vjet. Nuk iu konfiskua pasuria se nuk kishin. U la në fuqi me vendimin nr.1187, datë 11.12.1971 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Dënimi me vdekje në revoltë

Dervishi ishte në grupin e parë të të dënuarve në revoltën e Spaçit. Vendimi për izolimin e tij në dhomat e paraburgimit në Rrëshen u mor më 22.5.1973 nga hetuesi Pelivan Luçi, me miratimin e prokurorit të rrethit, Zef Deda. Midis të tjerash thuhej: “Ka marrë pjesë në një organizatë kundër pushtetit popullor, e cila ka patur për qëllim kryerjen e krimeve të sabotimit të ekonomisë socialiste dhe të agjitacionit e propagandës armiqësore që ka synuar në minimin dhe dobësimin e pushtetit popullor, vepra të parashikuara si krime nga nenet 76 në kombinim me nenet 72 dhe 73/2 të Kodit Penal”. Dervishi refuzoi të merrte akuzën dhe as ta nënshkruajë këtë veprim.

Më 23.5.1973 hetuesi Pelivan Luçi në Spaç mori dy vendime për marrjen të pandehur, duke cituar edhe nenet përkatëse. Në vendimin tjetër thuhej: Në datën 23.5.1973 rreth orës 6.30, kur të gjithë të dënuarve iu bë thirrje për t’iu bindur urdhrave në vendosje të rendit në repart, kundërshton dhe me dru e hekur në dorë tenton të godasë përfaqësuesit e pushtetit të ngarkuar për parandalimin e revoltës së organizuar në data 21-22 maj 1973.

Edhe këto dokumente Bejko refuzon t’i nënshkruajë se mori dijeni. Hetuesia e tij bëhet me të shpejtë, por mban thellësisht qëndrim mohues dhe as përmend emra të tjerë. Midis të tjerash thotë: “Akuzën që më bëni nuk e pranoj. Unë nuk kam parë asgjë. Di të them vetëm këto gjëra: në mëngjesin e datës 21.5.1973 kur jemi ngritur nga gjumi, pashë në oborrin para apartamentit të banorëve ishin grumbulluar shumë të burgosur ku në mes të tyre kishin vënë komisarin e repartit dhe oficerin e rojës të quajturin Ali dhe nënoficerin e të burgosurve Xhevdet Nallbani dhe disa nënoficerë të tjerë”.

Deri në fund, Dervish Bejko nuk pranoi të implikonte njeri tjetër që kish marrë pjesë në revoltë.
Marrë nga kujto.al

Mbititulli nga neutrale.al

Neutrale May 12, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.
6 hours ago
Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!
8 hours ago
Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona
9 hours ago
Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë
1 day ago
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dhuna mbi protestuesit/ Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë.

Kërkesa për largimin e Kryeministrit nuk mund të shpërfillet dhe as të bëhet shkak për përplasje të mëtejshme/ Ermelinda Meksi: Kur vendi është në krizë, urtësia të marrë fjalën!

Defekti në Itali godet Rinasin: Anulohen Milano, Torino e Verona

Skënder Hita: Nuk tërhiqemi, mos na e merrni për dobësi që nuk po veprojmë më shumë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?