Mbas arrestimit të Fred Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës ka reaguar kreu i PBDNJ, deputeti Vangjel Dule.
Dule ka mbërritur para Komisariatit të Policisë në Himarë i shoqëruar nga shumë banorë të zonës.
Ai është shprehur për mediat, se e gjitha ka ndodhur nga deliriumi, gjuha e urrejtjes dhe përçarjes që ka transmetuar kryeministri Edi Rama në këtë fushatë elektorale.
Dule i bëri institucioneve dhe organeve të hetimit që të lirojnë sa më parë kandidatin Beleri dhe anëtarët e stafit të tij të fushatës, mbasi e kundërta do të kishte pasoja të rënda në marrëdhëniet mes komuniteteve dhe forcave politike.