Kanë çelur trëndafilat e fëmijërisë
Në kopshte të tjera..
Peisazhe që nuk më arrijnë.
Nuk i këpus dot: as të mbush me erëmirë sallonin plot hare nga dashuria e të gjithëve për të gjithë;
As të fantazoj skena filmash romantikë;
Mbi petale të ecë e petalet ndër flokë të më ngecin alla Sofia Loren,
E as t’i fus përdhunshëm në gryka shishesh me limontoz; Oh c’pritje e pafundme për pijen më të magjishme në botë!!!
Oh sa shume hare?!
Nga gjjthë fëmijëria ime mbetur kanë vetëm kujtimet.
– Edhe unë xhiroja mbi petale me nënën e gjyshin o ma! Ka nisur të përmallet ime bijë për fëmijërinë e saj.
Fëmijëria e cdo moshe shkokërka, kur gjyshërit shkojnë në parajsë.
Arta Sakja/ E plotmalltë
Leave a comment Leave a comment