Prononcimi i Maliqit:
Përgënjeshtrim dhe shpifje e Policisë së Shtetit të urdheruar nga Çuçi si drejtues i dështuar i Qarkut Berat. Arrestimi i Kristo Agalliut eshte kombinacion i metodave inskenuese të Policisë së Shtetit me urdhër të Çuçit, pasi ky shtetas me origjinë nga Kuçova eshte votues i Partisë Socialiste me probleme shendetesore dhe nuk ka lidhje as me Partinë e Lirise dhe as me PD. Ftoj kukullen Çuçi në debat televiziv ti nxjerr të gjitha provat! Si po kercennojnë vartesit e tij votuesit! Si po përdor policinë natën në mbeshtetje te drejtorëve të Bashkisë që ndajnë ndihma, joshin natën votuesit duke fikur dritat nëpër lagjet e qytetit etj. Uragani i fitores nuk ndalet! Çuç dështaku bashkë me kandidatin kukull Kreshnik Salillari pengun e oligarkut Pellumb Hajdari do marrin ndeshkimin e merituar! Uragani popullor nuk ndalet! Kuçova i perket qytetareve të majte dhe të djathtë. Kuçova do të jetë “Kantier Ndërtimi”! Më ndiqni live në oren 15:00 në News 24. Fitore!🤝🙏🇦🇱