Kandidati për bashkinë e kryeqytetit, Roland Bejko, që përfaqëson PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar takime në zonën e 9 katësheve në Tiranë.
Bejko shkruan në rrjetet sociale se, programi që është hartuar ofron zgjidhje konkrete për çdo problem që ka Tirana.
Ja postimi i tij:
Programin tonë, ja sqaruam shumë bizneseve të vogla dhe qytetarëve që takuam në zonën e 9-katësheve.
Me vjen mirë që dëgjoj se pikat e programit tonë për taksa të ulëta, apo ndërtimi i 5 tregjeve në hyrjet kryesore të Tiranës, apo krijimi i 3 zonave të lira ekonomike, ju ka pëlqyer qytetarëve✅️
Ne ofrojmë zgjidhje konkrete për çdo problem që ka Tirana.
Kemi zgjidhje efikase dhe të aplikueshme, për arsimin, ekonominë, arsimin, trafikun, për zhvillimin rural etj.
Ne nuk sheshim ëndrra si konkurentët e tjerë, por ofrojmë pika konkrete me zgjidhje✅️
#Voto6 #VotoPD9 #VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD