Hyrja e vendit në NATO është një nga momentet historike më të rëndësishme të Kombit tonë.
Një arritje në përputhje me aspiratat e përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të qenë pjesë e Perëndimit.
Për të instaluar e mbrojtur në vendin tonë liritë e demokracinë perëndimore.
Sepse se pari NATO është një bashkesi politike vlerash e qëllimesh.
Ajo ishte edhe një përmbushje standartesh, realizimi reformash thelbësore.
Një rrugëtim ky që filloi prej dhjetorit të 1990.
PD ishte ndër partitë e vetme demokratike në bllokun lindor, e cila prej fillimit artikuloi qartësisht domosdoshmërinë e anëtarësimit në NATO.
Shqipëria ishte vendi i parë i atij grupimi, që menjëherë me Qeverinë demokratike, u bë pjesë e “ Partneritetit për paqe” të NATO.
Dhe që vazhdoi t’i qëndroi konseguent atij hapi.
Derisa 14 vite më parë u anëtarësua plotësisht, gjë të cilën e parapriu Presidenti Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë, në krah të Berishës.
Një arritje ajo që na afroi ngushtësisht edhe me BE, që në fakt i hapi “dyert” e Europës për ne.
Për të përmbushur kështu aspiraten tonë madhore, për të qenë pjesë e Europës, e familjes sonë natyrale e “biologjike”.
Tritan Shehu/ Shqipëria në NATO, ngjarje madhore në historinë kombëtare!
Leave a comment Leave a comment