?Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e eksportuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në raport me 2022 dhe me 18% në raport me 2021, në 2-mujorin 2023!
?Politika fiskale, mosmbështetja e qeverisë për krizën, kursi i këmbimit, rritja e kostove dhe zhvillimet negative demografike po ndikojnë negativisht në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare!
?Pas efektit që po krijojnë çmimet e larta në vlerën e eksporteve shqiptare sasia e tyre është në rënie.
?Në dy muajt e parë të vitit janar-shkurt 2023 eksportet në vlerë u rriten me 11.3% por në sasi pësuan rënie me 2.4%.
?Në janar-shkurt 2023 u eksportuan 565,607 tonë mallra ose 2,4% më pak se 2022 dhe 18% më pak se dy mujori i 2021!
Në janar-shkurt 2022 u eksportuan 579,530 ose 2,4% më shumë se 2023.
Në janar-shkurt 2021 u eksportuan 692.000 tonë ose 18% më shumë se 2023!
?Eksportuesit shqiptare ankohen për kostot e larta që po vijnë nga rritja e pagës minimale, efektet negative të zhvlerësimit të euros, mungesës mbështetjes qeverisë për krizën, taksë tatimet e larta, çmimet e karburantit dhe energjisë elektrike dhe mungesën e fuqisë punëtore!
?Këto elementë po godasin sektorin e prodhimit, i cili e ka të bazuar aktivitetin në krahun e lirë të punës!
?Ekonomia shqiptare ndodhet në rënie të lirë për shkak të një politike diskriminuese me rajonin të bizneseve dhe të të punësuarve!