Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që riktheu për gjykim në themel çështjen e vulës së partisë më të madhe të opozitës, duket se grupi parlamentar i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj kanë marrë ambiente të reja për të zhvilluar aktivitetin politik dhe elektoral.
Ata janë vendosur në godinën që ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Aty është vendosur dhe logoja dhe emri Partia Demokratike e Shqipërisë.