Pas vendimit të KAS, Partia Demokratike dërgon në KQZ deklaratën solemne të firmosur nga Enkelejd Alibeaj, sikurse njofton Gazeta shqiptare.com
Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’. Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje.
Dorëzimi në KQZ është bërë ditën e sotme nga përfaqësuesi i saj ligjor, Indrit Sefa.