Si njohës dhe kontribues prej 30 vitesh në shëndetin publik, duhet të sqaroj lexuesit për dëmet kolosale që sjell në shëndet konsumi i ujit të pasigurtë. Për opinionin tim, është kriminale që ujësjellësat, që janë institucione të sigurisë kombëtare menaxhohen nga militantë injorantë . Uji I kontaminuar, i pasigurtë prek njësoj fëmijët e rrilindasve po ashtu edhe fëmijët e tjerë!
Të gjithë e dimë që uji është baza e jetës, është kushti i dytë pas oksigjentit për të jetuar. Cilësia e tij duhet të jetë e panegociueshme në mënyrë që të garantohet shëndeti i konsumatorit, nga fëmijët deri tek moshat e avancuara.
Hera herës uji është burim i shumë sëmundjeve infektive e jo vetëm.
Unë më poshtë po ju listoj disa nga sëmundjet që përhapen nga uji:
1. Salmonelloza, sëmundje tejet e rëndë, që prek sistemin tretës, me ecuri të keqe. Ndodh në rastet kur uji i pijshëm përzjehet me ujërat e zeza.
2. Hepatiti A, është një sëmundje shumë infektive që prek mëlçinë. Sëmureni nqs pini ujë që përmban virusin e hepatitit A (HAV) ose duke rënë në kontakt të ngushtë me dikë që ka infeksionin.
3. Kriptosporidioza, është e njohur ndryshe si ‘kripto’, është një infeksion që prek zorrët. Paraziti mikroskopik Cryptosporidium, gjendet në ujin e kontaminuar shkakton sëmundjen.
4. Tifoja është një infeksion bakterial kërcënues për jetën, që shkakton ulçera akute të zorrëve dhe infeksione të rënda. Bakteret përgjegjëse për këtë infeksion të tmerrshëm quhen Salmonella Typhi gjenden në ujin e kontaminuar.
5. Kolera
Kolera është një infeksion që prek kryesisht zorrën e hollë. Bakteri përgjegjës për këtë sëmundje njihet si Vibrio Chloerae. Virusi transmetohet përmes gëlltitjes së ujit të kontaminuar.
6. Diarre
Diarreja është një nga sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga ndotja e ujit. Shfaqet si pasojë e infeksionit të zorrëve ose helmimit me ushqim nga pirja e ujit të kontaminuar me patogjenë nga mbetjet e kafshëve ose njerëzve. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh për shkak të pranisë së baktereve, viruseve, mykrave, ndotësve kimikë ose organikë.
7. Dizenteria, është një sëmundje e shkaktuar nga uji, e karakterizuar nga diarre të rënda, me gjak në jashtëqitje. Kryesisht prek zorrët dhe përhapet nga uji I kontaminuar.
8. Amebiaza. Quhet Diarreja e Udhëtarit. Kjo sëmundje zakonisht shfaqet brenda javës së parë të udhëtimit, por mund të ndodhë në çdo kohë. Përhapet kryesisht nga uji i kontamijuar
9. Kanceri
Uji i pijshëm i ndotur me kimikate si metil tert-butil eteri (MTBE) dhe tretës të klorur rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri kur dikush konsumon ujë nga burime të tilla. Substancat janë kancerogjene, që do të thotë se ato mund të dëmtojnë ADN-në dhe të shkaktojnë tumore kanceroze.
10. Fluoroza
Fluoroza është një gjendje që ndikon negativisht në shëndetin e dhëmbëve dhe kockave. Kjo sëmundje është zakonisht rezultat i pirjes së ujit tokësor ose sipërfaqësor me përqendrime të larta të kimikateve të fluorit.
11. Helmimi me plumb. Plumbi mund të hyjë në ujin e pijshëm përmes tubave dhe saldimeve të vjetra ose përmes shkarkimit të kimikateve toksike në sistemet e ujit. Pasi të gëlltitet, metali mund të shkaktojë sëmundje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga ndotja e ujit.
12. Arsenikoza
Kur konsumoni ujë të kontaminuar me arsenik, rrezikoni të prekeni nga Arsenikoza. Arsenikoza është një gjendje e shkaktuar nga konsumimi kronik i ujit të pijshëm me sasi të vogla arseniku. Helmimi kimik i kësaj sëmundje ndodh kur uji i kontaminuar konsumohet për një kohë të gjatë.
13. Dëmtime të mëlçisë dhe veshkave dhe probleme neurologjike
Pirja e ujit të kontaminuar me ndotës kimikë mund të çojë në disa raste të dëmtimit të mëlçisë dhe veshkave. Ndotësit kimikë si MTBE dhe tretësit e klorur janë dy nga fajtorët kryesorë.
14. Trachoma (Infeksioni i syve)
Trakoma është një infeksion i syrit, i shkaktuar nga uji i ndotur.
15. Poliomieliti (Paraliza infantile)
Polio është një infeksion viral shumë vdekjeprurës i shkaktuar nga konsumimi i ujit të kontaminuar.
Miq, bëni kujdes, kujdesuni për ujin , vendosni filtra, ziejeni ujin, ose blijeni të sigurtë. Mos prisni që qeverria apo bashkia të merakosen per ju, ata nga ju duan vetëm votat!