NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 140 e tubimit/ Berisha: Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë!
    1 year ago
    Të Fundit
    Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
    2 days ago
    Parlamenti para kryeministrisë/ Berisha: Ne tani jemi hedhur në një betejë të gjithanshme me regjimin
    4 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    3 weeks ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Maks Rakipaj/ Sot, më 10 shkurt është 106 vjetori i lindjes së martires Musine Kokalari
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
Të tjera
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
Të tjera
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
Të tjera
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
Të tjera
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Maks Rakipaj/ Sot, më 10 shkurt është 106 vjetori i lindjes së martires Musine Kokalari

Neutrale
Last updated: 2023/02/10 at 12:37 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Ka shumë postime rreth Saj, prekëse, mallëngjyese, dashamirëse, nga të majtë dhe të djathtë; por rrallë gjen nëpër ato shkrime shkakun e vërtetë të mundimeve të së gjorës Musine; për këtë shkak, po ripostoj shkrimin tim gërricës…

10 shkurt 1917

Pa dyshim është figura më e ndritur, më poetike, më burrnore, sado femër e bukur dhe e brishtë, e qëndresës antikomuniste në Shqipërinë e pas nëntorit të zi të vitit ’44. E lanë në harresë deri më 1991 poeten edhe disidenten e parë grua në të gjithë lindjen komuniste. Por duhet sqaruar paksa kjo harresa. Nuk është se e “harruan” d.mth. e lanë në punën e saj, të fitonte jetesën si të mundte. E burgosën, si gjithë opozitën e vitit ’46. Dihet qëndrimi i saj në atë gjyq, fjalët e saj lapidare, i kujtojnë dhe ca komunistë sot, të rij apo të vjetër por mua më tingëllojnë si tallje për heroinën përkujtimi i tyre. Sepse nuk qe dokushdo Musine Kokalari. Qe nga një familje fisnike gjinokastrite, jo nga një familje lapërdharësh si lëtyra enver hoxha dhe sëra e tij.
Dikush shkroi në mbrojtje të gazetares Xhunga që intervistoi kuçedrën e zezë para nja dy ditësh me nderim për kuçedrën xhuglini hoxha. Medemek qëndroi burrneshë, nuk foli në hetuesi dhe shkoi kryelartë në burg. Por harron miku, se nexhi shtriga nuk kishte përse t’i trëmbej hetuesisë dhe gjyqit fallco që iu bë për kafe e më the të thashë, kur duhej akuzuar dhe dënuar dhe të vuante burgimin e përjetshëm për genocid kundër popullit të saj me gjithë kastën e byrosë politike.
Sepse në pushtet ishin dhe janë pjellat e saj dhe të ramis alisë. Sepse meritonte në fakt trajtim të njëjtë me atë të Elena Çausheskut. Fjalët e Musine Kokalarit para gjykatës i njohin të gjithë tashmë. U burgos intelektualja e rrallë nga harbutët injorantë komunistë, e internuan, e detyruan të punonte si puntore krahu në ndërtim e të jetonte në një kthinë të mjerë në Rrëshen.
Por këto i dija edhe përpara se të lexoja në web shkrimet e shumta në nderim të Saj. I dinit edhe ju që lexoni këtë shkrim. Çka nuk dija ishte arësyeja e arrestimit të saj. Musineja i pati shkruar letër në emër të opozitës një përfaqësie perëndimore në Tiranë. Dhe diplomatët perëndimorë (!) atë letër e dorëzuan në duart e Sigurimit të shtetit! Dhe ajo letër u përdor si provë në gjyqin kundër Musine Kokalarit dhe opozitarëve të tjerë. Vazhdimi dihet. Burgosje, tortura, internime dhe mundime pa fund për intelektualen me formim perëndimor. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt Musine Kokalari! Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga miqtë e rremë! …se armiqtë hajde t’i gjejmë tani…
Ata që shitën Musine Kokalarin patën shitur edhe Shqipërinë të kuqve. Do zoti, ndërrojnë mendje, por kujtoj emrat e bëmat e ca ambasadorëve të pas viteve ’90 dhe rrënqethem. Po rikthehet viti ’46?

Maksim Rakipaj (postuar për herë të parë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…
13 hours ago
Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik
19 hours ago
Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta
22 hours ago
Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”
22 hours ago
Kreu i PD-së, Sali Berisha zbardh deklaratën e Grattierit: Me këto publikime, askush nuk mund të kundërshtojë lidhjet e Edi Ramës me narko-terroristët
2 days ago

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe…

Basir Çollaku/ Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Berisha: Krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit! Rruga e vetme e jona është protesta

Rama: “Gjykata Kushtetuese të kthejë në zyrë Erion Veliajn”

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?