Vendi i lindjes: Adana, Turqi
Data e lindjes: 10 shkurt 1917
Vdiq: 14 gusht 1983, Rrëshen
Arsimi: Sapienza University of Romë
Në përkujtim të ditës së lindjes së Musine Kokalarit, me një përkushtim në rrjetet sociale, deputeti demokrat Isuf Çelaj e përcakton atë si ikona e disidencës dhe antikomunizmit.
Ja mesazhi i tij:
🔷Sot është 10 shkurti ditëlindja e shkrimtares së parë në historinë e letrave shqipe e njohur me pseudonimin letrar “Muza” e zonjës Musine Kokalarit Ikonës Antikomuniste, disidentes, njeriut që vuajti në kalvarin e burgjeve e internimeve famëkeqe të diktaturës komuniste në Shqipëri!
📌Diplomuar në Universitetin e Romës në Itali, themeluese e Partisë Socialdemokrate Shiqiptare në vitin 1943.
📍Në gjyqin farsë të komunistëve ndaj saj ajo me guxim dhe kurajo do të shprehej përpara trupës injoranto-mjerane me fjalët monumentale:
“Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e tij. Ju mburreni se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi që doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”!
📍Lavdi jetës e veprës së saj!