..ndoshta është edhe me qesh nga mënyra se si mendoj, por më duket absurde të ngresh çeta me patronazhistë apo aktivistë për të mbledhur vota ose për t‘u mbushur mendjen njerëzve që të votojnë pro qeverisë.
Minimalisht qeveria ka afat 4 vjet, pa llogaritur 8 e 10 vjet qeverisjen e tanishme për t’u treguar njerëzve nëse e meriton apo jo votën e tyre sërish.
Për analogji po ju sjellë një shembull nga puna e përditshme:-i pyesim nxënësit në momente të caktura në klasë se cili nga nxënësit lexoi më bukur, të gjithë me një lloj saktësie për tu patur zili shprehen për shokun/shoqen që lexoi vërtet bukur.
Lind pyetja :-po sikur nxënësit të përdoren si grupe aktivistësh pro njerit apo tjetrit sipas shoqërisë që kanë me njeri-tjetrin, a do ta thonë të vërtetën ,a do ta gjejnë se cili lexoi vërtet më mirë???!!!
Patronazhistë e Aktivistë si të doni i vendosni emrat, Shqipëria është më e madhe sesa ato dy lekë që ju përfitoni.
Fëmijët tuaj e Ardhmja e të gjithëve është më e madhe sesa ajo kafshatë që ju fitoni, por që nuk e kuptoni se nga mënyra e përfitimit ajo toksikohet në barkun tuaj.
Shqiptar, përtej çdo gjëje duhet të mendojmë për një Shqipëri ku e ardhmja të jetë bashkë fëmijë e prindër dhe këtë mos e kërkoni tek politikanë që vetëm gjuhën kanë shqipe sepse nga mënyra se si veprojnë janë antishqiptar.
Mos ua hidhni fajin të tjerëve, gjithmonë çdo e keqe apo e mirë fillon nga vetja.🙏
Më falni nëse ju lodha! Zoti bekoftë çdo shqiptar🙏
Gentian Meci/ Patronazhistë e Aktivistë, e ardhmja e fëmijëve tuaj (tanë) është më e rëndësishme sesa ato dy lekë që ju përfitoni
Leave a comment Leave a comment