Kohë për telefona të thjeshtë nëse punon në administratë shtetërore!!
Ago është një mik imi i vjetër, punon në një institucion të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
Sot e mora në makinë nga spitali deri në qendër.
Aty tek “Selvia” dëgjova një zile telefoni dhe e pashë që miku im nuk e kishte i-phonin por këtë Samsungun e thjeshtë
(në foton bashkëngjitur)
E pyeta pse ?
Ago më thotë: e hoqa që kur drejtoresha filloi të na kërkonte pikë tek “ Aktivisti”, i thashë që nuk kam celular hi tech.
Po pres të ma blejë një ndërmarrja e ndoshta do e shënoj edhe unë ndonjë PIKË.
Eh edhe unë që mbaj miq gjinokastritë…