Pesë vjet nga nisja e protesës së Teatrit Kombëtar.Të flasësh ende sot për teatrin, duket si një çeshtje e dorës së dytë, apo tretë, se tani zullumi ka kapërcyer malet.
– u fol në emër të zhvillimit, por zhvillimi është bashkëjetesë, respekt, mirëkuptim e jo prepotencë, përçudnim dhe dhunë.
-u fol në emër të së ardhmes, por e ardhmja është tolerancë dhe paqe, me të tashmen dhe të shkuarën, jo përbuzje dhe shkatërrim.
-U fol ne emër të së bukurës, e bukura është shpirtërore, e gjitha u bë në formën më të shëmtuar të mundshme, duke vrar shpirtra.
-U fol në emër të dëshirës dhe dashurisë për të renë, për qytetin, por e vranë një nga dashuritë më të mëdha që shenjoi qytetin, në truallin e dhuruar nga familja Libohova me dashuri u ngjis në 38-ën. kompleksi kolturor që mori emrin e Heroit Kombëtar “circolo skanderbeg”.
E ju ngjizët një të jashtligjshëm, produkt të dhunës, të forcës, të korrupsionit,të krimit, të përdhunimit.
Prodhuat një teatër bastard që si del kush për zot, kur u ngjiz e kush e ngjizi, e kaluat dorë më dorë atë lavire projekt.
Korrupsioni është kurvërim, jo dashuri.