Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar dhe sot janë dhunuar nga policia.
Blushi shkruan se; Ky terror i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë!
Qeveria të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t’u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!
Ja postimi i tij:
Ndal terrorit policor ndaj banorëve të Bërxullës!
Junta policore e “Rilindjes” kreu sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.
Ky terror i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë!