Dje në një qendër tregtare takoj rastësisht një bashkëkohësin tim. Mqns kishim vite pa u parë, e filluan pyetjet për prindërit, familjen, fëmijët, shëndetin etj.
– Vajza ka filluar punë në ministrinë e shëndetësisë më tha.
I gëzuar e uroj, dhe pa të keq e pyes se çfarë pune bënte.
– Nuk ka ndonjë punë të mërzitshme, ma kthen serbes shoku i gjimnazit, shpërndan në Facebook statuset e kryeministrit, ministrave.
I mbetur keq, buzëqesh me zor e ndërroj temë, por shija e keqe e bisedës nuk po më largohet as sot.
” Këta vërtetë po vjedhin, por edhe po punohet” është togfjalëshi që dëgjoj hera herës nga derdimenë impotentë që mbrojnë qeverinë e absurdit!