Kryetari i PD, Sali Berisha tha në daljen e sotme para mediave, se Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë.
Berisha u shpreh se, 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana
“Aty ky përfundoi McGonigal, do përfundojë edhe Edi Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij.
Por edhe si një njeri që i futi një thikë në zemër, marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA dhe bëri një pabesi ekzemplare ndaj vendit të madh të lirisë, duke i korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së.
Ndaj jam këtu sot përsëri për të ftuar qytetarët shqiptarë të flasin me gjuhën e tyre më datën 11 shkurt në ora 12.
Shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Tiranës.
Shqipëria po zien këdo ditë si kurrë më parë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka parë Tirana dhe më të madhe që është bërë ndonjëherë.
Ndaj ftesa ime për shqiptarët është: të gjithë në protestë, për të ngritur zërin tonë kundër një regjimi të kalbur, për të larguar nga pushteti, një njeri që mund t’i vësh çdo epitet sot.
Por unë po ndalem për të thënë, një të pabesë, i cili për karrigen e tij është i aftë të bëjë çdo gjë”, tha Berisha.