Kur flitet për të udhëtuar në avion, siguria shpesh merret si e mirëqenë.
Në fund të fundit, pse të ngjiteni në një tub të madh prej metali dhe të fluturoni në qiell, nëse nuk është me të vërtetë i sigurt? Dhe nuk ka dyshim se të fluturosh me avion, është, duke u mbështetur në statistika, një mënyrë jashtëzakonisht e sigurt, për të udhëtuar.
Por siguria në avion nuk lidhet vetëm me incidentet. Një studim i AirlineRatings.com, për shembull, i klasifikon kompanitë ajrore duke marrë parasysh faktorë si mosha e flotës, niveli i trajnimit të pilotëve dhe masat paraprake, si dhe numrin e viktimave dhe “incidenteve serioze” në bord.
Studimi i këtij viti mbi “kompanitë ajrore më të sigurta” të AirlineRatings.com analizoi thuajse 400 kompani dhe në vendin e parë renditet Qantas!
E njohur për flotën e re dhe masat rigoroze të sigurisë, Qantas i rrëmbeu vendin e parë, kompanisë fituese të vitit të kaluar, Air New Zealand, e cila u rendit e dyta.
Në vend të tretë, Etihad Airways.
Ky është klasifikimi i dhjetë kompanive ajrore më të sigurta në botë, sipas AirlineRatings.com.
1. Qantas
2. Air New Zealand
3. Etihad Airways
4. Qatar Airways
5. Singapore Airlines
6. TAP Air Portugal
7. Emirates
8. Alaska Airlines
9. EVA Air
10. Virgin Australia/Virgin Atlantic
/ Time Out