Ish deputeti Lefter Maliqi dhe tashmë kandidat për kreun e bashkisë Kuçovë po vazhdon takimet intensive.
Ai sot ka bërë një takim entuziast në fshatin Drizë dhe ka premtuar asfaltimin e rrugës Drizë-Goraj dhe hapjen e rrugëve të parcelave bujqësore dhe ullishteve.
Ja postimi i tij:
Drizë-Kuçovë takim frymëzues dhe motivues drejt fitores së sigurt në “14 Maj”. Së bashku me demokratë, opozitarë dhe banorë, pa dallim politik, premtuam rrugët e Drizës, asfaltin e rrugës Drizë-Goraj dhe rrugët e parcelave bujqësore dhe ullishteve. Kozarja do kthehet padyshim në kantier ndërtimi si gjithë Bashkia Kuçovë🙏. Koha e premtimeve të mbajtura dhe e veprave në çdo lagje, fshat e qytet! 🤝💪✌️