Është poetja Zhaneta Barxhaj që tërheq vëmendjen në rrjetet sociale për shqetësimet që ka realisht ky vend.
Ajo ironizon propagandën e madhe rreth operacionit policor për heqjen e kamerave, nën kodin “fijet”.
Ky operacioni “oshkuri” (fijet) mund te humbasë fijet e korrupsionit, mafies, pisllëkut që ka mbuluar këtë vend, thekson ajo.
Ja postimi i saj:
Ka plot ditë, që na është bërë si lak në fyt, operacioni “Fijet”.
Nuk është fjala për fije mëndafshi, pambuku, apo ndonjë materiali pak më të ashpër, por për fijet magjike të kamerave nëpër rrugë, që ka mbërthyer në flagrancë pulicia jonë pararojë…
Tani, kam një pyetje me pesë pikëpyetje na pas…
Qy shoku i atij që telendisi dashnorja, vërtet mendon, se duke bërë si ngjarje të madhe, sikur ka ndodhur ndonjë hata, operacionin oshkuri… do mund te humbasë fijet e korrupsionit, mafies, pisllëkut që ka mbuluar këtë vend…?????
Mos e ka ngatërruar këtë punë me filËmin
“ Fije që nuk priten”😳😳