Ky është lajmi që përcjellë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Ai shkruan se, ka përfunduar investimi për qendrën e kompostimit të mbetjeve të gjelbërta, të cilat nuk mbeten më si papastërti rrugëve, po kthehen në pleh organik duke rritur cilësinë e prodhimeve të fushës.
Ja postimi i tij:
📍 Roskovec – Ku sapo ka përfunduar investimi për qendrën e kompostimit të mbetjeve të gjelbërta, të cilat nuk mbeten më si papastërti rrugëve, po kthehen në pleh organik duke rritur cilësinë e prodhimeve të fushës, ulur kostot e grumbullimit dhe volumin e mbetjeve të depozituara në pikën fundore, si edhe krijuar të ardhura shtesë për bashkinë👏👏👏👏👏
Së bashku me pajisjet e riciklimit të kartonit e plastikës, kjo pikë kthehet në një qendër model të ekonomisë qarkulluese 🌳👨🌾🍃♻️
*Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e pranishme në fillimin e punës së qendrës së re🤝