Analisti Andi Bushati ka ngritur dyshime se Charls McGonigal, ish-zyrtari të FBI se ai ka qenë pjesë e mekanizmit non grata.
I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Bushati thotë se nuk përjashtohet mundësia që ish-zyrtari i FBI të jetë paguar nga kryeministri Edi Rama që të ndikojë në shpalljen non grata të Sali Berishës.
“Kur ky njeri paska në dorë të zbusë sanksione, merrka para për të zgjidhur çështje, pse mos të mendojmë edhe të kundërtën; siç mund të zbardhë edhe të nxijë dikë në këmbim të parave. Paratë i ka marrë nga Tirana, ndoshta i ka marrë paratë për të shpallur non grata Sali Berishën.
Kush i intereson Ramës të shpallet non grata? 225 mijë dollarë janë zbuluar, ne s’e dimë sa ka marrë, mund të ketë marrë edhe 2 mln euro”, tha Bushati