Në vizitën e djeshme në Romë, ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u prit në audiencë nga Papa Francesku, ajo është pritur më vonë në takim zyrtar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Është vetë Presidentja Osmani që e ka përcjellë lajmin në rrjetet sociale.
Ja postimi i plotë:
Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, President Mattarella.
Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral.
Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjëra që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon. 🇽🇰 🇮🇹