Shkruan nga Athina Shpetim Zinxhiria
18 vrasje ndaj grave për 2022, janë si më poshtë:
(Tre viktima janë shtetase shqiptare) .
Të gjitha femrat që hynë në këtë listë të dhimbshme, janë më shumë se viktima dhe shifra statistikore.
Janë më shumë se thjesht titujsh nëpër media apo rrjete sociale. Mos ndoshta është prova më e ashpër e diskreditimit të plotë dhe të dukshëm të përgjegjësive politike dhe sociale në trajtimin e dhunës ndaj tyre.
Deri kur?
Lista e plotë për 2022
20/02/2022. Në Janinë shënohet vrasja e parë e vitit 2022. Një grua humbi jetën nga duart e bashkëshortit. 69-vjeçari dyshohet se pas një debati ka goditur gruan e tij 79-vjeçare, duke e plagosur për vdekje.
01/03/2022. Një familje shqiptare sëbashku me dy fëmijë është masakruar nga djali 57-vjeçar i pronares së shtëpisë ku banonte në Andraviadë .
03/03/2022. Në Selanik, një 41-vjeçare është vrarë nga ish-partneri. Autori hyri në kafene dhe ka qëlluar me armë 41-vjeçaren në Kato Toumba, më pas u vetëvra. të marra. Episodi tragjik ka plagosur edhe vajzën 17-vjeçare të 41-vjeçares, e cila ndodhej para vrasjes së nënës së saj.
04/05/2022. Në Kavalla, një grua 83-vjeçare u vra, nga nipi i saj 23-vjeçar.
06/05/2022: Një 50-vjeçar vret brenda në farmaci gruan 43-vjeçare. Çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur gjashtë dhe dhjetë vjeç, kohët e fundit po përballeshin me probleme të ndryshme dhe kishin nisur procedurat për dhënien e një divorci.
14/05/2022. Në Paleo Faliro/Athinë, 48-vjeçari vrau nënën e tij 78-vjeçare me dy plagë në zemër dhe më pas i vuri flakën shtëpisë ku jetonin.
06/06/2022. Në Aegina: Vritet aktorja 73-vjeçare Maria Bonikou nga djali i saj 46-vjeçar. Gruaja u gjet e plagosur për vdekje brenda banesës së saj. Ajo kishte plagë në trup nga një send i mprehtë, ndoshta thikë.
06/07/2022 : Një grua 59-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj i larguar 65-vjeçar, i cili më pas vrau veten me të njëjtën armë gjahu që e qëlloi).
24/06/2022. Në Kukaki të Athinës një shtetas shqiptar 55-vjeçar vret me thikë gruan e tij 46-vjeçare në shtëpinë e tyre dhe më pas tenton t’i japë fund jetës së tijë.
07/06/2022. Në Heraklio, djali 42-vjeçar ka rrahur për vdekje me sende druri nënën e tij 67-vjeçare, ku mes tyre ka pasur një sherr të ashpër.
31/07/2022: Në Rethymnon të Kretës, 56-vjeçarja Georgia u gjet e vdekur në një pellg gjaku. Burri i saj 60-vjeçar vendosi të merrte një thikë dhe t’i prente fytin, më pas u largua nga shtëpia. Pak më parë gruaja i kishte kërkuar divorcin.
01/08/2022. Në Zakynthos 49-vjeçari Vladimir Beqiraj vret me thikë gruan e tij 41-vjeçare. Në fakt, pasi ka goditur me thikë gruan e tij, ka shkuar normalisht në punë, ku është arrestuar.
02/08/2022. Në Peristeri të Atikës, 17-vjeçarja Nikoleta është gjetur e pajetë brenda në banesë. Vrasësi 22-vjeçar i mbylli hundën dhe gojën, duke përdorur ndër të tjera një leckë. Viktima u gjet nga nëna dhe motra në shtëpi rreth mesnatës dhe kishte të nxira në fytyrë dhe në trup, çka tregon se ajo ishte rrahur rëndë dhe se luftoi deri në
28/08/2022. Në Kypseli të Athinës, një 36-vjeçare nga Bangladeshi ra viktimë e një krimi brutal nga një 40-vjeçar që ka arritur ta plagosë disa herë me një objekt të mprehtë dhe e ka lënë të mbuluar me gjak në mes të rrugës. Viktima ishte i martuar dhe çifti kishte probleme financiare.
13/09/2022. Në Komotini një 55-vjeçare ka humbur jeten pasi i shoqi e ka mbuluar me benzinë dhe i ka vënë flakën. Pas sulmit, 55-vjeçarja u dërgua në spital dhe u intubua, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.
09/09/2022. Në Larisa, 35-vjeçarja nënë e një fëmije vritet nga partneri i saj. Trupi i saj u gjet pas 7 ditësh, në dekompozim të avancuar, i mbështjellë me një batanije. Ekzaminuesi mjekësor që ekzaminoi trupin e saj gjeti një frakturë të fortë të kokës. Vdekja e saj ishte e menjëhershme.
30/09/2022. Në Kavallë, Nga një distancë shumë e afërt dhe me pushkë gjuetie, një 56-vjeçar ka qëlluar fillimisht pas shpine foshnjën, më pas partneren e tij 31-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten
08/11/2022. Në Messini, një 82-vjeçar ka vrarë me vare gruan e tij 62-vjeçare brenda shtëpisë së tyre në Bouka të Messinit, teksa ajo ishte duke fjetur, duke e marrë për pasojë vdekjen e saj. Më pas, ai ka marrë një thikë dhe i ka dhënë fund jetës duke i prerë fytin.
Le te jetë 2022 fundi i këtyre marrëzirave ku askush nuk ka të drejtë të marri jetën e tjetrit



