Tirana mposht Bylisin me shifrat 4-1 dhe rimerr kreun e kampionatit pas barazimit të Partizanit.
Për t’u theksuar që në këtë takim shkëlqeu sulmuesi brazilian, Patrick, i cili ndëshkoi 3 herë miqtë dhe mori topin e ndeshjes në shtëpi.
Bylis vazhdon të mbetet zonën e ftohtë me 17 pikë të grumbulluara.
Kryeqytetasit e nisën vrullshëm takimin ndaj mallakastriotëve dhe shënuan golin e parë me anë të Hasanit në minutën e 10’, ndërsa në minutat 28’ dhe 32’ ishte sulmuesi Patrick që dërgoi dy herë topin në rrjetë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 3-0.
Pjesa e dytë ishte një betejë për golin e nderit dhe Bylis ju gëzua golit të Souzës në të 60-ën, por 10 minuta më vonë ishte sërish Patrick që shënoi golin e katërt për Tiranën e të tretin personal, duke marrë në shtëpi edhe topin e ndeshjes.



