Sa shumë po ta ndjejm nevojën në mungesë i dashur President Rugova.
Ti ishe për kombin shqiptar si Abrahami , Patriarku i popullit Hebre, si Ibrahimi mbrojtësi i popullit musliman.
Si Abraham Linkolni për popullin amerikan.
Ti linde kur gjysma e kombit, Shqipëria po binte në roberinë komuniste dhe gjysma tjetër e madhe Kosova, shqiptaret ne Maqedoni dhe në Mal te Zi po humbnin flamurin dhe të drejtat kombetare, dhe ike në parajsë pak para se Kosova të shpallej Shtet sovran dhe i pavarun edhe pse ishe ti që frymezove, udhëhoqe dhe e çlirove prej zgjedhës shekullore të pushtuesit serb.
Sot është pervjetori i 17-të i mbrritjes tande në parajse por në tokën tonë amtare ke lanë aq boshllek sa lutemi përditë që kombit tone ti linde e ti vije shëmbelltyra jote.
Kemi nevojë për mëndjen tënde, për urtlsinë dhe butësinë tënde të çeliktë, për keshillat e tua, kemi nevojë për ty Ibrahimi i Kombit Shqiptar.
Mungesa jote është një humnere që s’po e mbushim dot as me lot.
Bislim Ahmetaj/ Sot është pervjetori i 17-të i mbrritjes tande në parajsë IBRAHIMI ynë!

Leave a comment Leave a comment


