Gjatë emisionit “Task Force” të Sonila Meços, teksa është “ngacmuar” për dollinë e konkurentit Ejlli në Big Brother, kreu i opozitës Sali Berisha ka falenderuar Luiz Ejllin, këngëtarin nga Shkodra që merr pjesë në këtë format televiziv për dollinë që ka ngritur për doktorin!
“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha për Ejllin.



