Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë u diskutua projektligji për koncesionet e PPP-të.
Teksa diskutoheshin detajet, ish zv.kryemistri dhe aktualisht deputeti i PS-së, Erion Braçe propozoi që mos të bëhen kontrata të reja.
Ai theksoi se kjo nuk ka kuptim nëse rregullat do të ndryshojnë në fund të vitit.
Braçe: Nuk ka kuptim që të merremi me koncensione të reja. Sa kërkesa ka në proces për koncesione e PPP?
Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero ju përgjigj Braçes: Përgjigjen do ta merrni me shkrim.
Braçe: Ne të rinovojmë kontratat koncesionare apo të merremi me koncesionet dhe partneritetet e reja, ndërkohë që në fund të vitit do të ndryshojmë rregullat.
Ose të marrin në shqyrtim ato që thotë zonja zv.ministre



