Instituti Veror Benjamin Franklin Transatlantic Fellows ofron mundësi për 16-18 vjeçarët shqiptarë për të kaluar katër javë në Shtetet e Bashkuara këtë verë.
Njoftimin e bënë Ambasada e USA në Tiranë nga faqja e saj zyrtare.
Njoftimi i plotë:
🇦🇱 | Je një i ri/e re shqiptar/e i/e moshës 16-18 vjeç në kërkim të një mundësie për të kaluar katër javë në Shtetet e Bashkuara këtë verë? Instituti Veror Benjamin Franklin Transatlantic Fellows është një program intensiv shkëmbimi afatshkurtër, qëllimi i të cilit është të nxisë bashkëpunimin midis të rinjve evropianë dhe amerikanë për të ndërtuar lidhje të forta dhe një ndërgjegjësim për vlerat e përbashkëta. Programi iu mundëson adoleshentëve të moshave 16-18 vjeç, të eksplorojnë përparësitë e politikës së jashtme të SHBA, si aktivizmi në komunitet, mbështetja për demokracinë dhe shoqërinë civile dhe prosperitetin ekonomik. Mësoni më shumë dhe aplikoni këtu: https://bit.ly/3wg2pMp



