E ndjetë tërmetin ? Sigurisht që po. Ku ju shkoi mendja në ato çaste? Sigurisht tek fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit. Pastaj tek të afërmit …
Imagjinoni për një çast sikur të ndodhte hataja….( Na ruaj o Zot!)
A ju shkon në mendje se nuk jemi të pavdekshëm? Po çfarë dreq substance kemi përtypur që jemi kaq mizor me njeri-tjetrin, kaq të ligj, kaq nihilistë, kaq ziliqar, kaq keqbërës e ku e di unë se çfarë tjetër..?
Le ta tundë ndonjëherë që të na kujtojë se në k’të bote jemi të përkohshëm. Le ta tundë ndonjëherë që të kuptojmë se duhet të japim vetëm dashuri në këtë jetë. Le ta tundë ndonjëherë e të kuptojme se është një Zot atje lart që ende është i mëshirshëm ndaj kësaj njerëzie që po humb sensin e jetës.
Që të duam jetën, së pari duhet të duam njeri- tjetrin, të kuptojmë se asgjë nuk do marrim me vete…Le të falim e të japim dashuri që te tregojmë se jemi njerëz, ndryshe le të zhdukemi si budallenj…
…Dhe në çast më erdhën në mendje vargjet e mikut tim Jorgo Papingji:
Në k’të botë sa pak jetojmë,
Veçse bëjmë pesë – gjashtë hapa,
Por puna është se çfarë krijojmë,
Dhe çfarë emri do lëmë prapa.
Ju përshëndes miq!



