Një qytetae 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i banesës së tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Farkë të Vogël në bashkinë e Tiranës.
Njoftimi:
Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rasti i dytë:
Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



