NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
    1 day ago
    Deklaratat e ambasadave të Gjermanisë dhe Britanisë, reagon Rama: Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë…
    2 days ago
    “Rama bëri sot vetëvrasje politike”, Berisha: Nuk votoi pro Ballukut, por për të mbrojtur krimet e tij
    2 days ago
    Belind Këlliçi/ 82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 32 vjet PD Durrës/Igli Cara: Më 14 Maj do t’i rikthejmë Durrësit identitetin e marrë peng!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
Bota
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
Të tjera
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
Të tjera
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
Kryesore
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

32 vjet PD Durrës/Igli Cara: Më 14 Maj do t’i rikthejmë Durrësit identitetin e marrë peng!

Neutrale
Last updated: 2023/01/14 at 1:43 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

FJALA E KANDIDATIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PËR BASHKINË E DURRËSIT, IGLI CARA

Të dashur demokratë,

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Kënaqësi e nderim të përshëndes 32 vjetorin e krijimit të degës së PD Durrës së bashku me disa nga themeluesit por me respekt edhe për ata që nuk janë më pranë nesh.

Të nderuar aleatë.

32 vite nga 1990 kanë shënuar atë ç’ka jeta merr e jep në rrjedhën e saj të zakonshme në jetët tona, por njëkohësisht këto 32 vite kanë lënë gjurmë e na kanë dhënë mundësinë të reflektojmë dhe të ndjehemi krenarë për gjithçka që kemi bërë mirë, të mbajmë përgjegjësi për vendimet e zgjedhjet tona, të analizojmë uljet e ngritjet që një filozofi politike sjell, të kuptojmë dhe të reagojmë mbi ngjarjet dhe proçeset. Të kuptojmë nga njëra anë sa e pamëshirshme është koha dhe nga ana tjetër, atë ç’ka vullneti i mirë, këmbëngulja dhe përkushtimi prodhojnë.

32 vite sfidash, përpjekjesh, arritjesh dhe gabimesh, na sjellin në këtë fillim viti 2023 në një moment të rëndësishëm për vendin, shqiptarët dhe Durrësin. Qeverisja e Ramës për 10 vite rresht është shoqëruar me kriminalizimin e pushtetit politik për shkak të përdorimit të parave të krimit për blerjen e votës, i ka mbyllur derën meritokracisë dhe aftësisë së individit, duke shkaktuar pasoja sociale.

Shpopullimi i vendit, ikja masive e djemve e vajzave të arsimuar, braktisja e fshatrave, qyteteve, dhe vatrave familjare, kthimi i skenave të largimit me gomone, tanimë kanë krijuar bindjen e një strategjie te mirëfilltë, shpopullimi Shqipëria sot është në udhëkryq, familjet në hall dhe individi i pashpresë e i paqartë për të sotmen e për të ardhmen. Dallimi thelbësor i këtij aktualiteti me atë të 32 viteve më parë është mungesa e shpresës, mungesa e sigurisë së jetës dhe garancisë së punës, pronës e kapitalit.

Sot duket i pashpresë qytetari, profesionistët që taksohen me shumë se pronarët e mëdhenj, fermeri për shkak të politikave shkatërruese e jo mbështetëse, biznesi i mesëm dhe i vogël, që po shkojnë drejt falimentimit, por pa përjashtuar edhe biznesin e madh, kur nuk pranon të paguajë gjobat e vëna nga kjo qeveri. Kjo gjendje ka një dhe vetëm një fajtor – ky është Edi Rama dhe pushteti që ai ka krijuar.

32 vite pas 1990, Durrësi është rritur, por nuk ka mundur t’i shpëtojë deformimit dhe keqeverisjes, duke reflektuar fytyrën e Rilindjes dhe të atyre që në funksion të betonit e Pas e lejeve të ndërtimit e kanë tjetërsuar, me qëllimin që të humbasë atë që e përfaqëson dhe që është identiteti natyror dhe historik i tij. Durrësi, qyteti që e ka bekuar Zoti, ka nevojë më shumë se kurrë për të ndryshuar në 2023, ka nevojë të marrë ngjyrën e detit dhe të ketë energjinë dhe këmbënguljen tonë për të qenë të gjithë bashkë më shumë se kurrë për t’i dhënë besim e dritë shprese.

Qyteti që ngrihet mbi rrënoja antike duhet të frymojë, duhet te luftoje, ndryshe do t’i rrëmbejnë jo thjesht antikitetin, por edhe historinë.

Durrësi, që ka pranë Universitetin, por po i largojnë rininë duhet të rikthehet në normalitet, pasi e ardhmja është këtu, pranë familjeve, të afërmve, në vendin tonë, që ka nevojë për njerëz që e duan dhe që besojnë te ndryshimi. PD ka treguar se është frymë, është liri, është dëshirë për ndryshim, është energji rinore.

Në shtëpinë tonë të madhe ka vend për të gjithë dhe kjo është rruga e duhur. Sot në mes jush kuptoj që shpresa dhe besimi nuk kanë humbur. Me bekimin e Zotit, me 14 Maj do të jemi së bashku, me të gjithë ata që e duan ndryshimin, për t’i rikthyer Durrësit që ne duam identitetin e marrë peng ndër vite.

Së bashku për ndryshim, për të festuar jo vetëm përvjetore, por mbi të gjitha fitore!

TAGGED: Lajme
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin
3 hours ago
Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.
8 hours ago
Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?
9 hours ago
Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…
10 hours ago
Afrovita Dhimojani/ Porto Palermo, grabitja në heshtje për interes të investitorëve strategjikë,që bien ndesh me interesat e himariotëve.
22 hours ago

I sanksionuar nga Kina, por Marko Rubio do të vizitoj Pekinin

Sonila Meço/ Pushteti që nuk pyetet më, fillon të duket si fat.

Xhevat Mustafa/ Pesë dëshmi të freskëta se në shpirtin dhe trurin e kryeministrit Edi Rama po rilind Enveri, me të tana…!?

Njoftim nga ARRSH: Shpërthim në Palasë…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?